
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka deklaroi në studion e lajmeve të MCN Tv se PD po mbahet peng nga drejtësia me urdhër të Ramës.
Duke vijuar më tej shpjegimin e tij, Ndoka tha se Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha janë peng i kryeministrit Rama dhe se me qëndrimin e tyre ata po i bëjnë dëm PD-së.
Ndoka theksoi se opozita do të fitojë pjesën më të madhe të bashkive të vendit të zgjedhjet e 14 majit.
Opozita ka pasur problemet e veta gjatë këtij viti, ka kaluar një traumë të madhe në aspektin institucional, në aspektin e lidershipit, por i gjykoj të tejkaluara për faktin që rreth PD-së janë rreth 30 parti që janë në koalicion për zgjedhjet lokale. Bashkë me ta është dhe PL, që është parti e majtë. Kanë ardhur parti që kanë qenë dhe aleatë me Ramën. Edhe Rama do t’i thërrasë ndërgjegjes politike dhe përgjegjësisë si kryeministër dhe si njeri që ka ndërhyrë në jetën e brendshme të një partie jo vetëm duke blerë Bashën. Partia e opozitës mbahet peng nga drejtësia me urdhër të Ramës, shpresoj të ketë reflektim nga Rama. Basha e Alibeaj janë peng i tij, por po i sjellin dëm PD me qëndrimin e tyre duke krijuat një diversion. Pengmarrja ka një lloj limiti.
Politika është arti i të pamundurës, unë nuk e ndaj fajin nga njëra-anë. Dhe PD zyrtare që drejtohet nga Berisha ka mundësi të dialog ojë më tepër. Po t’i thuash Alibashës do caktosh 61 kandidatët do të thotë që ma keni me të futur. Nuk është momenti për t’i shpallur tradhtarë, por momenti që të bëjmë maksimimunin të jetë me një kandidat. Unë kam një armatë të madhe qytetarësh dhe do të ishte pragmatiste të kisha kandidat. Pse nuk e bëj? Nuk marr diçka, por mbështesim PD pa rezerva. Edhe kodin e kanë bërë për penalizim. Ne nuk kemi sistem balotazhi. Ne ndërgjegjësohemi, edhe pse s’kemi detyrim, po deputet e PD? Ata nxjerrin emra që dalin nga portofoli i Alibashës.
Janë zgjedhje interesante, kanë marrë karakter politik, nuk janë vetëm zgjedhje administrative. 60 bashki drejtohen nga Rama, 5 kanë shpallur falimentimin zyrtarisht. Rama duke ardhur vetë nga bashkia ka menduar që do i jepte mundësi bashkive, me decentralizmin, por kjo s’ka ndodhur dhe i ka marrë dhe ato taksa që kishte në juridiksionin e bashkive. Nuk mund të jap numra, por do të jetë mazhorancë së pari me Tiranë. Bashkia e Tiranës do i rikthehet opozitës. Durrësi, Elbasani dhe Durrësi. Në Tiranë kandidon një politikan që ka thyer herësin. Në Durrës është një politikan karriere që ka mbështetje absolute. Në këtë aspekt janë avantazhe për të fituar zgjedhjet. Janë vegla politike të Ramës dhe do e kenë një ndëshkim. Ka besim të madh te opozita, qytetarët kërkojnë program besueshmëri, dhe kandidatët e opozitës do e bëjnë.



