Tabaku: PD do të kërkojë me insistim interpelancë për inceneratorët. Bardhi: Rama të dalë nga vrima dhe të japë llogari

Tabaku: PD do të kërkojë me insistim interpelancë për inceneratorët. Bardhi: Rama të dalë nga vrima dhe të japë llogari

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, para nisjes së seancës plenare u shpreh se sot PD do të kërkojë interepelancë për inceneratorët. Ajo tha se opozita nuk ka më asnjë hapësirë në parlament dhe ligjet aty bëhen për interesa private dhe personale. Sipas Tabakut është për të ardhur turp për situatë në të cilën ndodhet Kuvendi dhe Shqipëria. ‘Mbrëmë vonë mbaroi punët Kuvendi për zbatimin e MSA, PD insistoi që çështjet kryesore dhe shqetësimet të paraqiteshin atje. Sot çështja e inceneratorëve është bërë jo vetëm një akuzë e opozitës, por edhe nga drejtësia. Abuzimi me fondet e bujqësisë nga BA është sot një akuzë e certifikuar nga OLAF. Është një njollë turpi. Të gjitha këto shqetësime i shprehëm në rezolutën e përbashkët të miratuar. PD do të insistojë që të përfshirët interpelanca për inceneratorët. Ky parlament është mbledhur tre herë për interesat private të 3 personave që janë në kërkim”. Ndërsa nënkryetari i Partisë Demokratike Gazmnet Bardhi nga foltorja e Kuvendit është përplasur me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla. Pasi Berisha paraqiti një banderolë në foltoren e Kuvendit, në ambientet parlamentit u pa garda! Bardhi u shpreh se garda duhet të largohet pasi s’ka asnjë arsye që të shoqërojë deputetë e opozitës. Ndër të tjera ai kërkoi interpelancën me Ramën për të dhënë llogari për aferën e inceneratorëve. ‘Të largohet garda nga salla, nuk ka arsye të shoqërojë deputetët e opozitës në Foltoren e Kuvendit. Ju doni të kaloni në heshtje vjedhjen me inceneratorët. Nuk mund të kalojë kjo aferë pa dhënë llogari Edi Rama. Frika e Edi Ramës nuk mund të jetë frika e këtij Parlamenti. Rama të marrë guximin e të dalë nga vrima ku është futur e të japë llogari për aferën e inceneratorëve. E kuptoj sikletin tuaj që nuk doni të flisni për këtë çështje, por nuk doni që të kaloni për diskutim aferën e inceneratorëve. Ndaj nuk doni ta fusni këtë kërkesë tonën për mocion me debat”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy