Ministri grek për mbrojtjen e qytetarëve Johanis Ikonomu ka takuar sot në paraburgim Fredi Belerin, i arrestuar për blerje votash për zgjedhjet e 14 majit 2023.
Mësohet se ai është takuar me kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës prej më shumë se një ore, por pas përfundimit të takimit nuk ka folur për mediat.
Vizita e ministrit te brendshëm vjen pasi gjykata vendosi një ditë më parë nisjen e gjykimit në ngarkim të Fredi Belerit.



