Votat pro Ruçit, Topalli: Ju tregoj çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit PD

Votat pro Ruçit, Topalli: Ju tregoj çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit PD

Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli ka reaguar pas rrjedhjes të votave nga disa deputetë të opozitës gjatë votimit për zgjedhjen Gramoz Rucit si kreu i Kuvendit si dhe paralajmërimit të PD-së se kush shet votën nuk do ketë vend në grupin parlamentar.

Statusi i plote:
Ne mbrojtje te se vërtetës.
Dje Basha pas mbledhjes se grupit shperndau ne media nje deklarate qe kishte dhe fjaline:
“Kush shet votën nuk do të ketë vend në grupin tonë parlamentar.”
Kjo eshte nje tjeter genjeshter , pervecse hipokrizi e Lulzim Bashes. Kete e konfirmon qendrimi i vete LB.
Pas votimit te kryetarit te Kuvendit edhe me votat e PD ka patur dy mbledhje.
E para eshte bere me kryesine e Grupit parlamentar, ku merr pjese kryetari i listes , nenkryetaret dhe kryetaret e komisioneve parlamentare, dhe diskutohen qendrimet politike qe duhet te diskutohen ne grup.
Kjo ka zgjatur rreth 1 ore. Ne kete mbledhje Basha per asnje rast, ne asnje sekond nuk ka ngritur ceshtjen e votimit te Rucit edhe me vota nga PD .
Ai jo vetem nuk ka shprehur asnje qendrim , por nuk ka patur asnje fjale dhe asnje shqetesim per shitjen e votes te grupit te tij (qe ne seancen e pare).
E njejta sjellje ka vazhduar edhe ne mbledhjen e grupit, ku kane folur per hava: kane folur per strategji komunikimi, per muhabete kafje , per dokrra hini por jo per politike dhe as per votat qe i dhuruan Rucit..
Njelloj si ne mbledhjen e pare,Luli perseri ka heshtur si fija e barit deri kur Berisha ka ngritur ceshtjen.
Kjo eshte e verteta.
Cdo fjale e tij pas kesaj eshte e genjeshter ; cdo qendrim i tij me pas eshte i rreme. Sjellja e tij eshte krejt hipokrite.
Ajo shpreh edhe nje here krizen e thelle morale ne lidershipin qe mban sigles e PD.
Disave kjo genjeshter mund t’i duket e vogel; dmth thjeshte nje rrene mes shume te tjerave ,por per mua eshte shume me teper.
Te gjithe e dijne se Basha nuk ka respekt per te verteten.
Por e verteta eshte baza e perbashket nga e cila ndertohet cdo gje.Ne te kundert gjeja shembet, sic po ndodh ne fakt.
Ndershmerisht raporti me te verteten eshte baza e karakterit.
Ne e dijme se edhe politikane te tjere genjejne, por Lulzim Basha eshte nje kategori ndryshe.
Politikanet e tjere edhe bejne perpjekje per ruajtjen e reputacionit.
Luli genjen edhe per vete “gezimin” e rrenes….
Kesaj radhe ai po e perdor skandalin edhe per te kercenuar grupin…me synim kontrollin personal te tij.
Sjellja e tij eshte tipike e njerezve pa
lidership moral, pa asnje parim , te pa afte per te udhehequr, modelin e te cilit e kemi vuajtur per gjysem shekulli.
Nje shkarravine e ketij modeli eshte teper per shqiptaret.
Dhe per kete do paguaje vendi deri sa te beje zgjidhje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy