Kryeministri Rama në Vjenë, pjesë e Këshillit Special për krizën në Bjellorusi

Kryeministri Rama në Vjenë, pjesë e Këshillit Special për krizën në Bjellorusi

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kreut të OSBE-së, do të jetë pjesë e Këshillit Special që do të mbahet të premten në Vjenë, ku fokusi do të jetë tek zhvillimet e fundit në Bjellorusi.

Tri ditë përpara vizitës, kryesia e OSBE shprehet e gatshme për të mbështetur Bjellorusinë dhe se oferta për të zhvilluar një vizitë në këtë vend mbetet në tryezë.

Më herët, kryeministri Rama ka propozuar që në cilësinë e drejtuesit të OSBE të vizitojë Minskun për të ndërmjetësuar krizën e paszgjedhjeve.

Prej javësh Bjellorusia është përfshirë në protesta masive. Zgjedhjet e fituara janë konsideruar të paligjshme dhe nuk janë njohur nga BE.

Ndërhyrja e OSBE në Bjellorusi për të zgjidhur krizën e krijuar u mbështet edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy