Takimi i Yuri Kim me Celibashin, Soreca: Të hetohen parregullsitë në procesin zgjedhor!

Takimi i Yuri Kim me Celibashin, Soreca: Të hetohen parregullsitë në procesin zgjedhor!

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka reguar lidhur me takimin që ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim zhvilloi ditën e sotme me kryetarin e KQZ-së, Ilirjan Celibashi. Soreca ka zbardhur detajet e takimit duke thënë se ai dhe Kim janë informuar nga Celibashi mbi vlerësimin e KQZ-së për procesin zgjedhor të 25 prillit.

Kim dhe Soreca kanë nënvizuar se është përgjegjësi e institucioneve për të trajtuar rekomandimet e raportit përfundimtar të ODIHR-it. Ata kanë theksuar se autoritetet duhet të hetojnë parregullsitë dhe të ndjekin penalisht krimet zgjedhore.

Reagimi i Sorecës:

Bisedë e mirë sot me Kryetarin e KQZ-së Ilirjan Celibashi dhe me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri Yuri Kim. Kryetari na informoi mbi (1) vlerësimin përfundimtar të KQZ-së për procesin zgjedhor të 25 prillit, përfshirë çështjen e rëndësishme të identifikimit biometrik, dhe (2) për planin e ardhshëm të KQZ-së në funksion të zgjedhjeve të ardhshme. Është e rëndësishme të adresohen rekomandimet e OSBE ODIHR shumë përpara kohe. Të gjitha rekomandimet e ODIHR-it duhet të ndiqen nga të gjithë aktorët shqiptarë përgjegjës në kuadrin e një reforme zgjedhore gjithëpërfshirëse. Parregullsitë dhe pretendimet në lidhje me zgjedhjet e fundit duhet të hetohen tërësisht nga autoritetet kompetente, siç theksohet në Raportin 2021 të Komisionit Evropian për Shqipërinë. BE do të vazhdojë të sigurojë mbështetjen e nevojshme për KQZ-në në funksionet e saj thelbësore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy