Kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo në një intervistë për MCN zbulon projektet për qytetin duke vënë theksin tek zhvillimi turistik dhe kthimin e tij në një atraksion për turistët përgjatë gjithë vitit dhe jo vetëm në verë. Shqetësues ai sheh shpopullimin e qytetit, ndërsa premton projekte edhe për menaxhimin e mbetjeve urbane.



