Dosja Gërdeci/ Rusta: Mediu e konsideron rihapjen e procesit politik, kërkon që ky gjykim të pushohet (VIDEO)

Dosja Gërdeci/ Rusta: Mediu e konsideron rihapjen e procesit politik, kërkon që ky gjykim të pushohet (VIDEO)

Prej 15 mars vazhdon të jetë i hapur procesi i Gërdecit për drejtësinë shqiptare dhe Fatmir Mediu është i pandehuri më ri i cili ka vendosur të jetë vetë i pranishëm.

Gazetari Arsen Rusta shprehet se seanca vazhdon me dyer të mbyllura, ndërsa MCN Live ka mundur të sigurojë dëshminë e tij i cili është shprehur se ‘jeta ime prej 15 mars 2008 por dhe e familjarëve të cilët ndodhen në këtë sallë ka ndryshuar rrënjësisht’.

Ndërsa nga ana tjetër ai ndalet në një moment ku shprehet se është plotësisht e qartë se rihapja e kësaj çështje penale në ngarkim të tij dhe më shumë akoma vazhdimi i këtij gjykimi është haptazi në kundërshtim me kodin penal dhe kodin e procedurës penale dhe kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Unë dëshiroj shumë të mos jetë një proces politik pasi gjyqtarët dhe prokurori kanë aftësi që të jenë mbi palët, por nga ana tjetër druaj se është i tillë.

Rihapjen e procesit ndaj tij, Mediu e konsideron si politik dhe kërkon që ky gjykim të pushohet, ndërsa nga ana tjetër gjyqtarja Irena Gjoka vazhdon me një listë të gjatë dëshmitarësh të kërkuar fillimisht nga prokuroria e posaçme.

Pritet  që javën që vjen këtu të jenë dhe emra të personave publikë ku një prej tyre është dhe djali i Berishës, Shkëlzen Berisha. Nuk dihet arsyeja pse Mediu ka zgjedhur të jetë i pranishëm sot në këtë seancë, por nga ana tjetër ka kërkuar sqarim pse është ngritur akuza ndaj tij.

Rusta tha se ky është një gjykim në themel dhe jemi në fazën e gjykimit të zakonshëm dhe i ka hapur rrugën ku çdo dëshmi mund të kthehet në provë.

Nga ky moment gjykimi vazhdon dhe më pas do dilet në provat  dhe në këtë vepër penale minimumi është nga 1-7 vite dhe aktualisht është vendosur që hetimi të jetë në gjendje të lirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy