Berisha: Do ta përjashtojmë Ramën nga Shqipëria, qëllimi ynë të godasim varfërinë

Berisha: Do ta përjashtojmë Ramën nga Shqipëria, qëllimi ynë të godasim varfërinë

Kryedemokrati Sali Berisha në fjalën e tij para protestuesve në pritje të vendimit për vulën e PD-së ka deklaruar se Rama mendon se do e përjashtojë opozitën nga zgjedhjet. Ai tha se me asgjë nuk mund të mposhtësh idealet e këtij revolucioni, ndërsa i bërë thirrje të rinjve të bashkohen për idealet dhe të drejtat e tyre.

Nuk është vjedhja e parave problemi më i madh i këtij hajduti të papërmbajtur. Vjedhja e të ardhmes tonë është akti i tij më makabër. Në 8 vite, 35 përqind e shqiptarëve u larguan nga Shqipëria. Në 8 vite, secili prej nesh kemi humbur një të tretën e të dashurve tanë në dhera të tjera. Me këto ritme, Shqipëria shkon drejt shuarjes dhe zhdukjes. Dhe ky mendon se do jetojë diku në Karaibe apo në ishujt e nxehtë të Oqeanit Indian. Ne jemi këtu për t’i thënë: Edi Rama, sot ke para, ke banka, ke çdo gjë. Por me asgjë nuk mund të mposhtësh idealet e këtyre qytetarëve. Me asgjë nuk mund të mposhtësh idealet e këtij revolucioni.

Më tej ai vijoi duke thënë se sot, pasi asgjësoi Rama PS-në, i hoqi të drejtat, votën dhe çdo gjë, kërkon të asgjësojë PD-në.

Mendon dhe beson se do na përjashtojë nga zgjedhjet. Edi Rama, ne do të përjashtojmë nga Shqipëria! Ne jemi këtu sa është toka. Revolucioni ka misionin e madh të demokracisë, lirisë dhe shpëtimit të shqiptarëve. Ndaj, shfrytëzoj rastin t’i bëj thirrje çdo të riu: bashkohuni me këtë revolucion. Revolucionet i bëjnë të rinjtë, idealet e të rinjve, guximi i të rinjve, i bën ata të pathyeshëm para asgjëje. Luftoni për veten, për të ardhmen tuaj, për vendin tuaj.

Revolucioni ynë ka për qëllim madhor t’i japë goditje përfundimtare varfërisë shtoi më tej Berisha dhe se e keqja nuk kërkon gjë tjetër për të triumfuar veç indiferencës së njerëzve të mirë si ju.

Revolucioni nuk është i Sali Berishës, është i çdo shqiptari që e do Shqipërinë. Nuk ka gjë më vrastare për të ardhmen se indiferenca! E keqja nuk kërkon gjë tjetër për të triumfuar veç indiferencës së njerëzve të mirë si ju. Një thirrje u bëj të gjithë punonjësve të administratës shtetërore, mos harroni se në ligj dhe moral, ju nuk jeni badigardë as shërbëtorë të një organizate kriminale që kryesohet nga Edi Rama, por jeni shërbëtorë të qytetarëve. Sot ju përjetoni një terror dixhital dhe të gjithanshëm. Bashkohuni me ne në këtë revolucion të përmbysim këtë organizatë kriminale. Të shpëtojmë Shqipërinë prej saj. Revolucioni ynë ka për qëllim madhor t’i japë goditje përfundimtare varfërisë. Ne e konsiderojmë varfërinë nënën e të këqijave që ka sjellë Edi Rama. Varfëria luftohet duke dyfishuar rrogat, pensionet, duke përgjysmuar taksat, duke përgjysmuar çmimin e energjisë. Varfëria luftohet duke luftuar krimin e organizuar, korrupsionin me zero tolerancë. Ne do dalim fitimtarë nga kjo betejë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy