
Tre deputetë të PD-së i janë drejtuar zyrtarisht me ankesë Policisë së Shtetit për survejim të kryetarit Basha, pas publikimit të audio-përgjimit mbi vëllain e ministrit të Brendshëm, Xhafaj. Spahiu deklaroi se veprimi është kryer me urdhër të kryeministrit, ndërsa policia mohoi.
Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryeministri Edi Rama, i cili thotë se e vërteta e këtij pretendimi do të dalë së shpejti.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama thotë se babalepartitë e babaleopozitës kanë shpikur sot një përgjim të Policisë së Shtetit për babalekryetarin e Partisë Babalokratike.
"Babalepartitë e babaleopozitës kanë shpikur sot një përgjim të Policisë së Shtetit për babalekryetarin e Partisë Babalokratike. Shpejt do të dalë e vërteta e babalepërgjimit të shpikur dje për ministrin e ndërkohë le të qeshim me babalepërgjimin e shpikur sot për Lulëzimin”, thotë kryeministri Edi Rama.



