Berisha me gratë shkodrane: Metropoli verior prej 10 vitesh i izoluar në investime

Berisha me gratë shkodrane: Metropoli verior prej 10 vitesh i izoluar në investime

Me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha,  zhvilloi një bashkëbisedim me gra dhe vajza të qarkut Shkodër.

Berisha e cilësoi vendimtar rolin e grave dhe ish të përndjekurve në përmbysjen e regjimit dhe nisjen e proceseve demokratike në Shqipëri, teksa theksoi se shqiptarët me votë të lirë do të mbrojnë pluralizmin.

Berisha tha se martirja e parë në Shkodër është nëna që u muros në kalanë e Rozafës.

Për kryetarin e PD, Shkodra në dekada do mbetet simbol i qëndresës për dinjitet, ndërkohë argumentoi se qeveria Rama prej 10 vitesh e ka izoluar metropolin verior në aspektin e investimeve.

Në përfundim të takimit, kryedemokrati vendosi tu dhuronte trëndafila të bardhë zonjave shkodrane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy