Analisti Denis Dyrnjaja nga konferenca e Kryeministrit Edi Rama me Presidenten e Komisionit Europian Ursula von Der Leyen, spikat një deklaratë të diplomates europiane, lidhur me integrimin e Shqipërisë të cilin e cilësoi si çështje gjeostrategjike.
Duke folur për “MCN Live”, ai deklaroi se Von der Leyen kundërshtoi pak më vonë veten e vetë, duke thënë se integrimi nuk është çështje gjeostrategjike, por çështje e shqiptarëve të cilët e meritojnë.
Nëpërmjet kësaj deklarate dhe qëndrimi që për fat të mirë është pozitiv për shqiptarët që mos të bëjmë korbin e zi kur ka një buzëqeshje europiane për Shqipërinë, zonja Von Der Leyene tha se Shqipëria është shumë afër Bashkimit Europian, pothuaj jemi të integruar.
Ose është një fakt tashmë, por pritet kjo procedura e kapitujve dhe jemi gati gati në kushtet e anëtarësimit në NATO, ku siç e dimë të gjithë, nuk është se ishte një meritë e jona nga pikëpamja e standardeve ushtarake, që ne sot nuk kemi ende ushtri për të qenë të denjë siç janë gjithë ushtritë e vendeve të NATO-s, por jemi një vend që ofrojmë hapësira gjeostrategjike, porte, aeroporte, jemi pikë strategjike që i nevojitemi aleancës euroatlantike.
Në këtë këndvështrim u dha një detaj aty që Europa ka nevojë të flasë e unifikuar bashkë me vendet e saj që janë ende jashtë, që janë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Fillimisht përmendi një term shumë të shkurtër dhe aq aktual, është çështje gjeostrategjike, edhe pse pak më vonë, bëri një korrektesë po brenda vetes së vetë, kundërshtoi veten e vetë, që nuk është çështja gjeostrategjike dhe pastaj tha se është çështje e shqiptarëve, se ju i meritoni.
I bëri një shkrirje zemre Kryeministrit, i cili begatinë dhe prosperitetin e Shqipërisë, e ka ambalazhuar ashtu siç do ta shesë në Bruksel dhe me sa duket është shitur në mënyrën e duhur, i përmendi që kjo është një meritë që iu takon shqiptarëve, se janë popull europian.
Po të bësh një referendum 90% e njerëzve e duan Bashkimin Europian.
E kemi kërkuar edhe para viteve 90-të, se edhe pse kemi qenë në diktaturë, pasi sytë tona kanë qenë nga perëndimi.
Sa i takon forumit i investimeve BE-Ballkani Perëndimor, Dyrnjaja u shpreh se këto forume duhen marrë pak me rezerva.
U bë ai takimi për tërmetin, shumë gjëra premtohen, shumë gjëra thuhen, por nuk ndodhin. Kryeministrin nuk e pyet askush a erdhën 1 miliardë eurot e tërmetit në Shqipëri, ku u përdorën, si u përdorën, çfarë kanë përfituar shqiptarët.
Natyrisht konferenca sot ka vlerën e saj, por nëse për tërmetin dolëm dhe kërkuam fonde për rindërtimin, politika e BE, doktrina e BE është një doktrinë financiare dhe ekonomike.
Grupi funksionon si një sistem financiar. Bashkimi Europian është një organizatë vendesh ku siguria është një çështje dytësore, apo tretësore se ka qenë prioritet ekonomia.
Shpresojmë që nga konferenca e sotme, Shqipëria të marrë një mbështetje financiare konkrete, ajo që është më e rëndësishme është që buxheti konkret mos të përfundojë si fondet e IPARD, që përdoret nga ty afërmit e ministres Krifca. Fondet e IPARD duhet të hetohen.
Ndërkohë që duhet të përfitonim fonde, por kanë shkuar paratë edhe për vila gazetarësh të famshëm në Shqipëri, për vila në Qerret, Lalz, apo Vuno. Se tani po i bëjmë si parqe të vogla dhe këto rezidencat për të cilat kujdeset Kryeministri, që të ngjajnë bukur. Rama ia ka arritur qëllimit edhe me veprën që po ndërtohet te sheshi “Nënë Tereza”.



