Kreu i grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook”, pas fjalës së kryeministrit Edi Rama që mbajti në Kuvend, i cili iu përgjigj në Kuvend të 19 pyetjeve të LSI rreth programit qeveritar.
Vasili thotë se Rama është kryeministër me aritmetikë të gremisur.
Statusi i plotë
Ky kryeministër me aritmetikë të gremisur.
Këtë kryeministrin tonë e tallin keq edhe të vetët.
Kur pyetet për bujqësine nuk ndan dot eurot nga lekët dhe i duken barabartë, ai s’ka faj se aq di po të tijtë pse e tallin xhanëm?
E pyesin për investimet, që lidhen me rrugë dhe energjitikën dhe paratë që nuk dalin gjëkundi për premtimet e lajthitura të tij dhe ky s’kupton që buxheti i shtetit është një dhe i vetëm. Ky e ndan buxhetin me emra ministrash si llogari shtëpie për secilin.
E pyesin të ziun për ujrat e zeza në Ksamil e ky thotë që Ksamili është i Brukselit dhe jo i Shqipërisë.
E kam thënë që është shkollëpakët, po kaq pak është shumë.



