Analisti Preç Zogaj thotë se më shumë sesa mbështetje për kryeministrin Edi Rama, mesazhet që Anthony Blinken dha gjatë vizitës në Tiranë është mbështetje për Shqipërinë.
Të gjitha këto që kanë të bëjnë me lavdërimet që i bëhen mikpritësit, mund të ketë diçka. Por kryesisht janë kortezi, edhe pse PR përpiqet t’i paraqesë si dekorata.
SHBA nuk vijnë këtu në një vizitë kalimtare për të ekspozuar problemet që ekzistojnë me qeverinë. Nuk kemi pse të jemi kaq sensibël ndaj aparencës së një vizite.
Ne mirë apo keq, ne shohim te SHBA proamerikanizmin. Analiza ime shkon përtej shfaqjes që u dha. Për çfarë mendon SHBA në Shqipëri? E shihni në raportin vjetor për Shqipërinë.
Politika amerikane është më shumë sesa marrëdhënie me një qeveri. Politika amerikane është përtej emrave.



