Komisioni për shkarkimin e Metës/ Manja: Deri më 18 korrik miratohet raporti përfundimtar (VIDEO)

Komisioni për shkarkimin e Metës/ Manja: Deri më 18 korrik miratohet raporti përfundimtar (VIDEO)

Në mbledhjen e sottem të Komisionit hetimor të ngritur për shkakrimin e presidentit, Ilir Meta, u bë ë ditur se hetimi administrative për presidentin, tashmë ka përfunduar.

Kreu i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja ka deklaruar se komisioni deri më 18 korrik do të miratojë raportin përfundimtar të çështjes.

“Komisioni është në përfundim të punës së tij. Pasi të disponojmë provat do të mbyllim dhe do të miratojmë raportin që do i paraqitet seancës. Këtij komisioni i mbaron afati në 30 korrik, por raporti i komisionit për seancën duhet të jetë gati brenda datës 18 korrik.

Komisioni do të ketë një produkt. Ju ftoj që opinionin e Venecias ta votojmë për ta bërë pjesë. Me vendim të ndërmjetëm, kush është dakord të bëhet pjesë e dosjes së komisionit hetimor? Pro, 1 kundër (Halit Valteri), asnjë abstenim.

E enjtja e fundit e muajit korrik është datë 25 korrik, lind detyrimi që ky komision brenda datës 18 korrik të miratojë raportin për seancën plenare. Janë administruar në cilësinë e provës informacionet e ardhura nga institucionet dhe procesverbalet.

Janë zhvilluar 9 mbledhje, janë miratuar 14 vendime, ku janë administruar provat. Pas të mbarojmë diskutimin mbi provat, unë do të deklaroj të mbyllur hetimin administrativ dhe realizimin e planit të hetimit, jemi në debatin dhe diskutimin mbi provat”.

Deri me 30 korrik, kur i përfundon afati i punës së komisionit, kuvendi do të vijojë me procedurat parlamentare, pavarësisht se kërkesa për largimin e Presidentit nuk ka prova të mjaftueshme.

08:50h- Sot mblidhet Komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit

Pas disa muajsh heshtje dhe pushimi, edhe për shkak të pandemisë, do të rikthehet sot në vëmndje çështja e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta.

Kësisoj, sot prej orës 14:00, do të mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës.

Komisioni hetimor, bazuar në ligjet përkatëse, do të hetojë vendimin e presidentit Meta për zgjedhjet e 30 qershorit si dhe emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Gjithashtu, gjatë mbledhjes, mësohet se do të diskutohet dhe raporti përfundimtar i Komisionit të Venecias, që i dha të drejtë Kreut të Shtetit.

Ditë më parë Komisioni i Venecias publikoi raportin përfundimtar për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Sipas Venecias, Presidenti nuk ka shkelur Kushtetutën në procedurën e tij dhe me faj bëhet KED, pasi sipas Komisionit ka vepruar në fshehtësi dhe nuk ka qenë transparente.

Po ashtu Venecia kërkoi dhe bashkëpunim mes palëve për vijimin e punës për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy