Meta pritet nga kryeparlamentari hungarez: Mbështetje Shqipërisë pa asnjë rezervë në aspiratën e saj evropiane

Meta pritet nga kryeparlamentari hungarez: Mbështetje Shqipërisë pa asnjë rezervë në aspiratën e saj evropiane

Presidenti Ilir Meta, në kuadër të vizitës zyrtare në Hungari, është pritur në një takim të veçantë edhe nga kryetari i Parlamentit të Hungarisë, László Kövér.

Duke u ndalur në miqësinë tradicionale midis dy popujve, Meta shprehu mirënjohjen e veçantë lidhur me mbështetjen që populli hungarez dhe udhëheqësit e tij i kanë dhënë shqiptarëve në momentet kyçe të historisë.

Presidenti Meta vlerësoi vëmendjen që Hungaria dhe Parlamenti hungarez i kushton marrëdhënieve me Shqipërinë, si dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fortë e të qartë që i japin procesit të integrimit evropian të vendit.

Kryetari Kövér përshëndeti progresin e bërë nga Shqipëria në këtë drejtim dhe e siguroi presisdentin Meta se Parlamenti hungarez do vijojë ta mbështesë Shqipërinë pa asnjë reserve në aspiratën e saj evropiane.

Bashkëbiseduesit vlerësuan rolin që mund të luajnë të dy parlamentet dhe në veçanti grupet parlamentare të miqësisë, për forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe rritjen e shkëmbimeve në fusha të ndryshme me interes reciprok.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy