Gazetari Mariglen Kume tha në MCN Live se nuk pritet një pjesëmarrje e lartë në protestën e opozitës para bashkisë, ndërsa kritikoi angazhimin e opozitës në lidhje me këtë çështje.
Lidhur me vendimin e gjykatës për protestuesit e opozitës, Kume tha:
"Si vendim më duket pak i padrejtë. E para sepse ndërkohë që ata protestojnë për ata drejtorë që kanë marrë miliona euro, edhe në opinionin publik çedon pak gjëja. Ti trajton njësoj ata që kanë marrë miliona euro, dhe ata që kanë protestuar kundër tyre”.
Sipas Kumes opozita duhet të merret me çështje konkrete të drejtësisë, pasi duke bërë sulme që duken si politike, e relativizon atë.
"Opozita ka një problem të madh, që merr retorikën e liderit dhe e përdorur për të sulmuar drejtësinë. Duhet ta kapësh me çështje konkrete këtë drejtësinë e kapur, jo ta sulmoni apriori, sepse pastaj është sulm politik. Deputeti i zonës duhet ta kishte ndjekur. Duke e bërë si sulm politik, e relativizon”.
I pyetur mbi protestën e ardhshme para Bashkisë së Tiranë në lidhje me aferën “5D”, Kume tha:
"Nuk pres të ketë një pjesëmarrje të lartë në protestë. Shoh të njëjtën strategji përgatitje nga ana opozitës. Organizator faktik i kësaj proteste është PD-ja. Por unë kam kritikën tjetër, mua më duken shumë pak të angazhuar këta, sepse Bashkia e Tiranës është si trampolina drejt Kryeministrisë, se të bjenë drejtorët është njësoj si të bjenë ministrat, dhe në këtë koncept si angazhohesh kaq pak, dhe nuk e merr atributin e organizimit PD. Grupi parlamentar i PD në një farë mënyre iu imponua kryeministrit për të bërë dy komisione hetimore. Tani auditimi që kërkojnë këshilltarët bashkiakë është e ngjashme me komisionet hetimore. Të shohim sa të aftë dhe të organizuar do jenë për t’iu imponuar”.



