Konsultat për datën, Begaj: Detyra madhore e politikës, t’i shndërrojë zgjedhjet në histori suksesi

Konsultat për datën, Begaj: Detyra madhore e politikës, t’i shndërrojë zgjedhjet në histori suksesi

Presidenti Bajram Begaj reagon pasi ditën e sotme mbylli procesin e konsultimeve me faktorin politik dhe institucional për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2025.

Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, kreu i shtetit thotë se kompetenca për caktimin e datës së zgjedhjeve i takon Presidentit të Republikës, por nga ana tjetër shprehet kënaqur që i gjithë faktori politik parlamentar u përfshi me opinione dhe sugjerime në këtë proces, si drejtpërdrejt me pjesëmarrje në takimet konsultuese, edhe në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet përcjelljes në rrugë të tjera të preferencave partiake.

Nga konsultimet vura re se, në tërësi, opinionet udhëhiqeshin nga interesi më i lartë i zgjedhësve dhe jo nga përllogaritjet meskine që priten rëndom në raste të tilla.

Konvergjenca e mendimeve, përtej dallimeve në qëndrimet politike, ishte shfaqja më domethënëse e kësaj konsulte.

Caktimi i datës së zgjedhjeve për mua nuk është thjesht një detyrim kushtetues dhe as procedurë formale juridike, por është, së pari, një sprovë e fuqishme bashkëpunimi, mirëkuptimi dhe angazhimi i të gjithë faktorit politik dhe institucional në emër të zgjedhësve dhe për zgjedhësit, sikurse është një rast domethënës për të risjellë në vëmendje rëndësinë vendimtare që kanë zgjedhjet për konsolidimin e demokracisë parlamentare.

Detyra madhore e aktorëve politikë është t’i shndërrojnë zgjedhjet parlamentare të pranverës së vitit 2025 në histori suksesi për shqiptarët dhe demokracinë shqiptare, ku duhet të shkëlqejë zbatimi i ligjit, korrektesa dhe etika në komunikimin e platformave, respekti për zgjedhësit dhe vullnetin e tyre të shprehur me votë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy