Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, Gjiknuri-opozitës: Sillni propozimet për 3 pikat

Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, Gjiknuri-opozitës: Sillni propozimet për 3 pikat

Ka zgjatur dy orë mbledhja e parë e Këshillit Politik të mbledhur sot pas afërsisht një muaji e gjysmë, e cila prodhoi përplasje sërish për shkak të kërkesave të palëve.

E para që ka dalë nga mbledhja ishte Rudina Hajdari, deputetja e opozitës parlamentare, e cila ka deklaruar:

"Mona do që t'i shkojë mbrapa Bashës dhe do të mbajë vagonin e partickave, kaq ka këtu asgjë nuk bëhet, kemi qytetarë që duan të mbajnë partitë e vërteta do t'i mbahemi deri në fund listave të hapura 100% nuk ka një qëndrim të qartë dhe do të kërkohet në vijim se çfarë do të zgjidhet,”-tha Hajdari.

Ndërkohë gjatë mbledhjes ka patur një debat për ndryshimet kushtetuese, të cilat Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i mazhorancës ia ka bërë të qartë opozitës, se tashmë janë në fuqi. Sakaq ai i ka bërë thirrje opozitës jashtëparlamentare që të sjellë propozimet e saj ër pragun kombëtar zgjedhor, afatet e paraqitjes së listës unike nga aleancat dhe si do të kryhet aspekti procedurial i votimit për  kandidatët në lista të hapura.

‘’Ndryshimet kushtetuese tashmë janë në fuqi. I doni apo nuk i doni kjo është tjetër çështje. Kemi Kushtetutën në fuqi dhe detyrimin për ta reflektuar në Kodin Zgjedhor. Ju lutem, ju ftoj që në ditet e ardhshme, deri të Premten të sillni propozimet tuaja për:

1) Pragun kombëtar zgjedhor,

2) Afatet e paraqitjes së listës unike nga aleancat

3) Si do kryhet aspekti procedurial i votimit për kandidatet në kushtet e listave të hapura duke ruajtur kuotat gjinore.

Nuk duhet humbur kohë. Duhet t’i japim bazën ligjore të plotë institucioneve që të përgatisin zgjedhjet.

Kërkesa juaj për të kerkuar në këtë faze mendimin e ODIHR është e çuditshme kur jeni ju që na detyruat që të bëjmë një marrëveshje në 5 Qershor e cila binte në kundeërshtim më rekomandimin kyç të ODIHR që ishte depolitizimi i administratës zgjedhore.

Atëherë nuk donit të pyesnit për ODIHR ndërsa tani qenkeni kujtuar ti kërkojmë mendim! Ne pranuam ate çka kërkuat ju në 5 Qershor dhe firmosëm bashkarisht pikërisht për t’ju plotësuar juve kërkesat. Gjithësesi e kemi firmosur atë marrëveshje dhe i kemi qëndruar asaj plotësisht.’’- tha Gjiknuri.

Sot Këshilli Politik mblidhet për herë të parë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese. Opozita e Bashkuar i kundërshton dhe nuk do një implementim të tyre për shkak se ndalohen koalicionet. Por një tjetër kusht është vendosur nga kampi opozitar, që listat e hapura të jenë 100% dhe jo 75%. Mazhoranca po ashtu nuk bën mbrapa me mendimin se Listat e Hapura 100% prekin kuotat gjinore ndërsa koalicionet parazgjedhore nuk realizohen dot në to.

Por Opozita e Bashkuar gjithashtu kërkon edhe që të mos rishikohen rregullat e lojës në zgjedhje pasi tashmë Shqipëria është 5 muaj para tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy