Xhafaj merr pjesë në takimin e KE-së: Vendet e Ballkanit të përballen së bashku me sfidën e emigrantëve

Xhafaj merr pjesë në takimin e KE-së: Vendet e Ballkanit të përballen së bashku me sfidën e emigrantëve

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, gjatë takimit të ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor në KE, me ftesë të Komisionerit për Migracionin, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë të Bashkimit Evropian, Dimitris Avramopoulos, theksoi se përgjigja e vendeve të rajonit në luftën kundër kontrabandimit të personave për të frenuar flukset e imigrantëve të parregullt, duhet të jetë e njëzëshme.

Në takim u diskutuan çështjet që lidhen me sigurinë, menaxhimin e kufirit dhe migracionin.

Sipas Xhafajt, secili nga vendet të mbajë përgjegjësitë që i takon, për përballimin e sfidave të përbashkëta, pasi çdo lëshim i një vendi do të kthehet në barrë për tjetrin. 

"Ne i njohim përgjegjësitë tona edhe në këtë rast, ashtu sikundër kemi vepruar dhe jemi angazhuar me shumë përgjegjësi në sfida të mëdha, si ato për çështjet e azilkërkimit, luftës ndaj terrorizmit dhe krimit të organizuar e në një sërë fushash të tjera me interes të përbashkët me vendet anëtare të BE-së”, deklaroi Xhafaj gjatë fjalës së tij.

Në këtë kontekst, vendet e rajonit u angazhuan gjithashtu të vazhdojnë përpjekjet e përbashkëta në luftën kundër terrorizmit dhe në adresimin e fenomenit të luftëtarëve të huaj, duke parandaluar ekstremizmin dhe radikalizmin e dhunshëm, si dhe të rrisin përpjekjet në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të armëve të zjarrit.

Takimi u zhvillua gjithashtu edhe në kontekstin e përgatitjes së Ministerialit të ardhshëm, që do të zhvillohet në Tiranë më 4 dhe 5 tetor, me pjesëmarrjen e ministrave të Brendshëm, mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy