Mbyllet votimi në Shkodër dhe Vlorë, ja si ndahen mandatet

Mbyllet votimi në Shkodër dhe Vlorë, ja si ndahen mandatet

Mbyllet procesi i numërimit të votave në qarkun e Shkodrës. Mësohet se PD është forcë fituese në Shkodër, me 5 mandate, PS merr 3 mandate, PSD 2 dhe LSI 1 mandat.

Procesi i numërimit ka qenë i qetë dhe nuk ka pasur incidente apo përplasje dhe rezultati është pranuar nga palët.

Ndërsa në Vlorë PS vazhdon që të kryesojë si parti e parë me 58845 vota ose 57.89%, me 8 mandate.

PD-AN kanë marrë 32067 vota ose 31.55%, konvertuar në 4 mandat në gjithë qarkun.

Nga ana tjetër, LSI ka marrë 6184 vota ose 6.08%, por pa arritur që të marrë një mandat.

Ndërkohë, PSD e Tom Doshit dhe gjitha partitë e tjera nuk kanë arritur që ta kalojnë as shifrën 1%, duke mos siguruar një mandat deputeti.

Krahasuar me vitin 2017, rezulton se PS qëndron në të njëjtin nivel mandatesh, PD është rritur me 1 mandate, ndërsa LSI ka rënë me 1 mandate.

 

Mbyllet Vlora, PS merr 8 mandate, PD-AN 4 mandate dhe LSI nuk merr mandat

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy