
Enno Bozdo, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, shprehu mendimin e tij se nisma për Ballkanin e Hapur, është një përpjekje për protagonizëm politik nga ana e vet kryeministrit serb, Aleksander Vuçiç.
Sipas tij ekonomikisht Shqipëria me këtë nuk fiton asgjë, kurse politikisht humb shumë.
Çfarë fiton Shqipëria në këtë nismë, kjo është më përkrahjen e Rusisë për Serbinë dhe pikërisht Rusia po e bën këtë për lidership politik.
Ekonomikisht Shqipëria nuk fiton gjë, ato marrëdhënie tregtare që janë, janë, por të duam i thellojmë, po mos të duam jo, politikisht humb.
Kështu që pse ndodh kjo, kush është arsyeja, pra është protagonizmi politik, Vucic e ka gjetur këtë për të krijuar show, është mekanizëm prefekt.
Ekonomikisht nuk fiton gjë, me Kosovën po prishesh, çfarë po fiton Shqipëria në këtë proces, asgjë.



