Drafti i 'Pezullimit'/ Abilekaj: I bënë të paprekshëm, duke u dhënë imunitet të tepërt disa personave

Drafti i 'Pezullimit'/ Abilekaj: I bënë të paprekshëm, duke u dhënë imunitet të tepërt disa personave

Analisti Enton Abilekaj, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, nismën e shumicës socialiste për të amenduar Kodin e Procedurës Penalen për të mos pezulluar disa zyrtarë të lartë, u shpreh se kjo masë i bën të praprekshëm, duke u dhënë imunitet të tepërt disa personave.  

 

Masa e sigurisë është ndihma që i jepet prokurorit që hetimi që bëhet pa ndërhyrje. 

 

Pra nëse prokurori kërkon një masë sigurie, si pezullimi apo arresti me burg, apo arrest shtëpie, e kërkon se ka frikë se do të përsëritet vepra penale. 

 

Kur e shikon deputetin në kohën që nis hetimi ushtron presion mbi njerëzit e vet që do të dëshmojnë, atëherë ai kërkon masë sigurie, që ky të mos e ushtrojë atë presion. 

 

Iniciativa që është marrë sot nuk e zgjidh atë që Rama e çoi në Gjykatën Kushtetuese, sepse Rama bëri sikur çoi në GJK një çështje që ka të bëjë me balancën e pushteteve, jo me emra dhe 6 institucione. 

 

Kjo është masa e paprekshmërisë, është masa kur qeveria del hapur dhe thotë që unë nuk prekem më, nuk jam ai demokrati, ai i ndershmi, por jam ai që jam kapur dhe nuk më bën dot asgjë sepse kam maxhorancën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy