
Presidenti Ilir Meta, në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, teksa foli për shkrimin e gazetës austriake sipas të cilës ai ka paguar 700 mijë dollarë për lobim në SHBA , foli edhe për disa aludime se personi që ka folur me gazetën është Vojsava Ismailaj, bashkëshortja e Kastriot Ismailaj.
Meta tha se i ka kërkuar prokurorisë mbrojtjen e saj, sepse gjykonte se mund të ishte në rrezik.
Me të nuk kam lidhje. Bashkëshortin e kam njohur që në fillim të viteve 90', ka mbaruar edhe ai fakultetin e ekonomisë. Shtypi pranë qeverisë këtë punë ka çdo dy vjet, çdo vit.
I kam kërkuar prokurorisë, të marrë në mbrojtje zonjën, sepse kam dyshuar që ndaj saj mund të kishte qëllime të këqija, për shkak të konflikteve që ka patur bashkëshorti i saj për çështjen e CEZ që i kërkohej të tërhiqej nga arbitrazhi.
I kërkohej që zonja të bënte deklarata kundër meje nga persona të afërt me qeverinë. I kam kërkuar prokurorisë që ajo edhe shteti të marrin masa për të garantuar sigurinë e saj.
Bashkëshortin e kam njohur, sic kam njohur Edi Ramën, por nuk do të thotë që Rama ato që bën sot i bën në bashkëpunim me Ilir Metën.



