
Monika Kryemadhi deklaroi sot në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV se kamerat në zyrat e LSI në Durrës janë vendosur nga djali i Lefter Kokës për të parë se kush hyn dhe kush del në zyrat e tyre. Sipas Kryemadhit, kjo është hera e tretë Elona Guri ka piketuar përgjues në zyrat e tyre.
Ajo tha se djali i Kokës, i cili është larguar nga LSI për tu bashkuar me PS, pretendon që mund të marri vota pasi sipas saj Rama e kërcënon ku i ke votat.
Pjesë nga intervista:
Çfarë ka ndodhur dhe kush iu vuri përgjues?
Kryemadhi: Ajo që ka ndodhur dje është herë e tretë që Elona ka piketuar përgjues. Kamerat i vendos djali i Lefter Kokës për të parë kush hyn dhe kush del në zyrate e LSI, Ne kemi bërë gallatë me ta por dje u nervozuan.
Djali i Lefterit është kandidat?
Kryemadhi: Pretendon që mund të marri vota Lefteri se Rama e kërcënon ku i ke votat, por është e vështirë. Ka dhe nja dy kamera të tjera por ata të policisë kanë frikë ti heqin.
Ju jepni spektakël tek ata
Kryemadhi: Po normal. Kjo tregon nivelin ordiner dhe gjendjen e rëndë psikologjike sepse Kokës i ishte premtuar vendi i dytë ose i tretë por tashmë e ka të pamundur.



