Meta, Majko dhe Nikolla përurojnë shkollën e rikonstruktuar në Dibër: Të forcojmë rrënjët tona

Meta, Majko dhe Nikolla përurojnë shkollën e rikonstruktuar në Dibër: Të forcojmë rrënjët tona

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mori pjesë sot në ceremoninë e përurimit të rikonstruksionit të Shkollës së Mesme të Bashkuar “Ajet Ndreu” në Sllovë, të ringritur me fondet private të pinjollit të familjes Ndreu, Shpend Ndreu.

Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, Meta u shpreh se fëmijët duhet të përfitojnë sa më shumë dije dhe ta zhvillojnë sa më shumë që të jetë e mundur këtë trevë që është një nga trevat më të bukura të vendit tonë, e me shumë tradita.

"Mesazhi im është të forcojmë rrënjët tona. Të forcojmë ndjenjat e atdhedashurisë! Nëse nuk duam vendlindjen, nuk duam të parët tanë, nëqoftëse nuk ruajmë traditat tona, në këtë botë kaq të madhe, e nganjëherë kaq kaotike, ne mund të jemi asgjë. Prandaj që të vazhdojmë të jemi shqiptarë dhe të jemi krenarë për atë që kanë bërë të parët tanë, të bëjmë më shumë për vendin tonë, në mënyrë që edhe këta fëmijë të jenë akoma edhe më krenarë në të ardhmen për përkatësinë e tyre, edhe si dibranë, edhe si shqiptarë", tha Meta.

Kreu i shtetit i shoqëruar nga deputët e Qarkut, ministrat Pandeli Majko dhe Lindita Nikolla; kryetari i Bashkisë Dibër, Muharem Rama, dhe përfaqësuesit e pushtetit vendor, vizitoi ambientet e rikonstruktuara të Shkollës së Mesme të Bashkuar të Sllovës, ku theksoi rëndësinë e shkollimit dhe arsimit të brezit të ri, për të cilin dibranët dhe diaspora kanë investuar shumë e janë përpjekur pamasë përgjatë gjithë rrjedhës së historisë.

Në përfundim të vizitës, Presidenti i Republikës vendosi kurora me lule në memorialin e ngritur në nderim e me mirënjohje për patriotët e zonës Elez Isufi, Isuf Xhelili dhe Cen Elezi dhe u përul me respekt para veprës dhe kontributit të tyre të paharruar atdhetar në mbrojtje të trojeve shqiptare.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy