Arilda Lleshi, kandidate e Shqipëria Bëhet thotë se njeriu duhet të dalë përtej vetes dhe të japë kontributin në angazhimin publik.
Në një intervistë për “MCN Informacion” ajo deklaroi se vendi është në një krizë të thellë, njerëzit e kanë humbur shpresën dhe se angazhimi i njerëzve është emergjencë.

Shqipëria Bëhet e shoh si forcën e re më konstruktive nga forcat e reja. Do të doja të bashkoheshin të gjitha forcat e reja, si alternativë e reja kundër së vjetrës
Për qarkun e Lezhës fokusi duhet të jetë tek turizmi dhe bujqësia, ne kemi zonën e Zadrimës që është shumë pjellore por është lënë djerrë.
Ne kemi turizmin bregdetar në zonën e Shëngjinit, kemi një port që mund të rivitalizohet dhe të kthehet në një port të rëndësishëm, mirëpo nuk është investuar akoma.
Tashmë ai është kthyer në një port që i përket qeverisë italiane për sjelljen e emigrantëve.



