Debate për “Territorialen”/ Deputeti i PS, Nasufi: Votoj pro, por me shije të hidhur e zhgënjim të banorëve

Debate për “Territorialen”/ Deputeti i PS, Nasufi: Votoj pro, por me shije të hidhur e zhgënjim të banorëve

Diskutimi i projektligjit për Reformën e Re Administrativo-Territoriale në seancën e sotme plenare ka nxjerrë në dritë jo vetëm përplasjet mes pozitës dhe opozitës, por edhe pakënaqësi të hapura brenda vetë kampit të mazhorancës socialiste.

 

Deputeti i PS për qarkun e Beratit, Fadil Nasufi, ka shfrytëzuar fjalën e tij në tribunën e Kuvendit për të përcjellë zërin dhe refuzimin e komuniteteve që preken drejtpërdrejt nga shkrirja e njësive vendore në zonën e tij elektorale.

 

Në fjalën e tij, Nasufi pranoi hapur se ka ndjekur me vëmendje të gjitha argumentet kundërshtuese të Bashkisë Dimal dhe asaj të Poliçanit, të cilat sipas draftit të ri shkrihen për t'iu bashkuar Beratit.

 

 Ai theksoi se prishte një reformë mbi kritere më të gjera e të barabarta, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si janë përzgjedhur 15 bashkitë që do të shkrihen në shkallë vendi.

 

Unë si deputet i qarkut Berat i kam ndjekur reagimet, refuzimet dhe argumentet kundërshtuese të bashkisë Dimal e Poliçan që i bashkohen Beratit. 

Realisht prisja një hartë territoriale që e sjell organizimin e pushtetit vendor në kufirin e bashkive metropolitane ose ish-rretheve.

 Jam i dakordësuar me banorët e Dimalit. Nuk e kam pse bashkohet Dimali me Beratin, por pse nuk bashkohen edhe bashki të tjera të një tipologjie, ndoshta edhe më të ulët se Dimali, si Roskoveci, Kuçova, Delvina etj. 

 

Megjithatë, ashtu siç ka ndodhur me deputetë të tjerë të majtë që shfaqën rezerva gjatë diskutimeve në komisione, Nasufi bëri me dije se nuk do të dalë kundër vijës politike të grupit parlamentar të Partisë Socialiste në momentin e votimit elektronik. 

Ai pranoi se ky vendim vjen me një kosto emocionale dhe politike përpara zgjedhësve të tij.

 

"Gjithsesi unë e votoj këtë draft, edhe pse marr mbrapsht shije të hidhur e zhgënjim të shumë banorëve që nuk janë dakord me këtë hartë administrative". 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy