PD: Ambasada shqiptare në Athinë, e kthyer në zyrë elektorale të PS! Të hetohen Kumbaro, Gjiknuri dhe Duro

PD: Ambasada shqiptare në Athinë, e kthyer në zyrë elektorale të PS! Të hetohen Kumbaro, Gjiknuri dhe Duro

Sekretari për emigracionin në Partinë Demokratike, Indrit Hoxha deklaron se ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë është kthyer në zyrë elektorale të Partisë Socialiste. 

Në një dalje për mediat gjatë së hënës, ai tha se informacione të konfirmuara, ardhur në Partinë Demokratike, bëjnë me dije për organizimin e një takimi të brendshëm partiak në mjediset e përfaqësisë diplomatike shqiptare në Athinë. 

Duke shkelur çdo ligj të shtetit dhe kod të etikës, zyrtarë të lartë të PS kanë kryesuar të shtunën në një takim organizativo-elektoral, brenda zyrave ku stema është e Republikës së Shqipërisë.

Futja aty e flamujve dhe simboleve partiakë është mjerim dhe përdhosje e idesë së shtetit.  Përvetësimi i simboleve kombëtare, hapësirave shtetërore, dhe devijimi i vullnetit të taksapaguesve shqiptarë për qëllime partiake, është një rekord i zi që nuk i bën nder shtetit dhe as një PS-je normale. 

Partia Demokratike dënon me forcë praninë në takim dhe implikimin e ministres Mirela Kumbaro, sekretarit të Përgjithshëm Damian Gjiknuri dhe deputetit Laert Duro, dhe u bën thirrje organeve përkatëse të hetojnë këtë shkelje flagrante.

Partia Demokratike dënon gjithashtu një shkelje të dytë, caktimin e atasheut ushtarak Roland Berxhani, si koordinator për zgjedhjet në degën e PS në Athinë. 

Sipas Hoxhës, përfshirja e një zyrtari, aq më shumë një atasheu ushtarak në punë partiake, cenon jo vetëm dinjitetin e Forcave të Armatosura të një vendi të NATO-s, por ul kredibilietin e ambasadës dhe shtetit shqiptar te bashkatdhetarët tanë atje. 

Hoxha tha se kthimi i ambasadës në zyrë me aneks të Partisë Socialiste është një atentat tjetër që partia në pushtet i bën shtetit dhe imazhit të Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy