
Flamur Noka në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ deklaroi se ‘McGonigal’ është skandali i shekullit në SHBA dhe se Edi Rama për të hequr vëmendjen nga kjo çështje përdor Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeaj për të larguar vëmendjen.
Ai tha se do hyjnë në zgjedhje si koalicion dhe se e gjithë kjo lojë është skenar i Ramës për të demokratët jashtë tyre.
Një gjë duhet ta dimë se McGonigal Rama është skandali i shekullit në SHBA dhe se Edi Rama nuk shpëton nga ky skandal që do ta ketë të shkurtër këtë ai e di më mirë se kushdo tjetër, por duke qenë se ky skandal po kthehet në ortek brenda Shqipërisë përdori gjykatën për të futur opozitën në këtë qefull debatesh që të harrohet, dhe këta të dy për ti shërbyer padronit dhe për ta mbrojtur padronin ishin gati. Rama i gjeti dhe këtë radhë dy mercenarët e tij alibasha dhe brava, por këta nuk janë asgjë janë dy individë sepse jo vula tu vërë Rama në qafë atyre por tu japë dhe tampone por këta nuk bëjnë dot asgjë.
Në vijim ai tha se demokratët janë në luftë për të mbrojtur Partinë Demokratike dhe pluralizmin dhe se do shkojmë në KQZ dhe do regjistrohen.
Kemi dorëzuar të gjithë dokumentacionin dhe po bëjmë gati koalicionin sepse ashtu do të hyjmë në zgjedhje dhe sigurisht që do i dalim për zot demokratëve sepse nuk do lejomë që Alibasha dhe brava të tallet me demokratët. Ne kemi krijuar një front opozitar me fillimin e protestave dhe do të hyjmë si koalicion front. Po them se do hyjmë në zgjedhje dhe e gjithë kjo lojë që po bëhet është skenar i Ramës për të lënë demokratët jashtë zgjedhjeve. E përdori në 2019, që brava t’ia linte zgjedhjet në tavolinë tani ka gjetur një mekanizëm tjetër. Në momentin që ai thotë se nuk njoh vullnetit e qytetarëve ne do gjejmë mekanizëm për ti dalë për zot demokratëve.



