Shehaj: Rruga Milot – Fier, e njëjta skemë mashtrimi si DH Albania

Shehaj: Rruga Milot – Fier, e njëjta skemë mashtrimi si DH Albania

Ish- deputeti i PD-së, Agron Shehaj, tregon me shifra se si qeveria ka ngritur një skemë të sofistikuar mashtrimi, ku do të vishen qindra milionë euro në rrugën Milot – Fier.

Në një video të postuar në Facebook, ai tregon se nga 115 kilometra që do të jepet koncesioni, 62 janë ekzistuese.

Ndërkohë që sipas ish-deputetit të PD-së, të përfshirët në këtë aferë korruptive do të përfitojnë 2 miliardë e 415 milionë euro në 35 vite. Kjo do të thotë 69 milionë euro/ vit, 5.75 milionë euro/ muaj, 192 mijë euro/ ditë, 8 mijë euro/ orë, 133 euro/ minutë.

Për Shehajn, po përdoret e njëjta skemë si te DH Albania tek Unaza e Re.

“Shumë prej projekteve të qeverisë Rama kanë pasur vetëm një qëllim: vjedhjen dhe jo interesin publik. Skema e DH Albania ishte skemë për të vjedhur dhe pastruar paratë, që mbeti pa asnjë dënim, sepse hajduti ishte vetë Rama. Edhe Milot-Fier është një skemë e sofistikuar mashtrimi ku do të vidhen qindra milionë euro direkt nga Edi Rama. Vjedhja e shqiptarëve duhet të ndalet, Rama duhet të largohet.”, shkroi Shehaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy