Ulja e numrit të deputetëve, Soko: Partitë e vogla nuk do të mund të futen më (VIDEO)

Ulja e numrit të deputetëve, Soko: Partitë e vogla nuk do të mund të futen më (VIDEO)

Analisti Pano Soko tha në studion e MCN Live se kodi zgjedhor aktual e deformon vullnetin e qytetarëve. 

 

Më tejSoko tha se e majta përfiton të gjitha zonat elektorale.

 

Kemi një kod që deformon vullnetin e qytetarëve. Marr rastin e koalicionit që bëja pjesë ne morën 64 mijë vota. PS me kaq vota ka marrë 9 deputetë, ne kemi marrë 1. Shqiptari i thjeshtë, kërkon që Shqipëria të jetë vend demokratik me vende të qarta dhe të ndershme loje. A i ka? Votime bënte dhe Enver Hoxha, por rregullat nuk ishin. Vijojmë me të njëjtën sjellje. I çojmë njerëzit atje por rregullat nuk janë të ndershme. 

 

Kush është problemi që kemi pasur ne? Ndarja territoriale në 2015, ndryshime kushtetuese në 2008 i dizenjoi Rama. E kapi Berishën peng prej Gërdecit. I mori kodin. Në 2015 për budallallëkun e Bashës u braktis komisioni i reformës. I alternoi Rama, dhe ai ka përfitim në të gjitha zonat elektorale. E majta përfiton në të gjitha zonat elektorale. 

 

Jemi përballë një realiteti ku e majta ka para për të marrë votën. Opozita mund të inspirojë. Kjo bëhet me njerëz, po njerëzit nuk bëhen me lista të mbyllura, por me të hapura. Duhet dhe të rregullojmë dhe pjesën politike të ndarjes territoriale dhe të frymëzojmë. Tjerat i ka pushteti.

 

Ngushtimi i numrit të deputetëve ndodh për një arsye të vetme.

 

Duan të shuajnë dhe këto pak zëra që kanë. Me 100 deputetë parlamenti do të ketë vetëm PD dhe PS.

 

Partitë e vogla, që i japin ngjyrë Parlamentit nuk do të futen dot më. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy