Ylli Manjani pritet të marrë pjesë në kongresin e SYRIZA-s , parti kjo e spektrit të majtë në Greqi dhe që drejtohet nga kryeministri Aleksis Cipras.
Mësohet se ministri i Drejtësisë dhe njëherësh anëtari i LSI pritet të përshëndesë në emër të kësaj të fundit punimet e kongresit që do të zgjasin dy ditë.
Manjani ka udhëtuar sot drejt Athinës ndërsa ai është ftuar nga kryeministri Cipras.



