Basha: I hapur për gjithçka dhe çdo veprim në interes të PD

Basha: I hapur për gjithçka dhe çdo veprim në interes të PD

Kryedemokrati Lulzim Basha në mbledhjen me grupin e Partisë Demokratike është shprehur se është i hapur për çdo zgjidhje për të mirën e partisë dhe atyre që e kanë votuar.

Ai ka shprehur gatishmërinë e tij për të ndërmarrë gjithçka që i shërben PD dhe jo interesave personale.

Shpreh gatishmërinë time për të ndërmarrë gjithçka, çdo hap që i shërben partisë. Pa përjashtim. Të ofrojmë zgjidhje për situatën dhe që i shërben PD, dhe jo interesave personale. Unë jam i hapur për çdo zgjidhje që i shërben demokratëve, të gjithë demokratëve pavarësisht se për cilin kandidat votuan dhe për të tërhequr atë shumicë nga radhët tona që nuk votoj. Duhet të kalojmë vetveten, të shtyjmë për një zgjidhje.

I kuptoj vështirësitë kur flisni me demokratët të cilët kërkojnë zgjidhje. Të diskutojmë të gjitha rrugët e të dalim me një zgjidhje, mundësisht me një zgjidhje të vetme. Ne duhet të gjejmë një qëndrim të përbashkët të të gjitha strukturave të PD për të gjetur zgjidhje. Çdo zgjidhje që përjashton çdo grupim demokratësh nuk i shërben zgjidhjes. Në kuadër të kësaj jam gati të ndërmarr çdo veprim që i shërben PD

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy