Pas një analize 4 mujore, ekspertët ligjorë të Partisë Demokratike kanë dalë në përfundimin se ligji për tatimin e profesioneve të lira është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.
Ndaj tri deputetë të opozitës dhe përfaqësuesi ligjor depozituan këtë të mërkurë në Gjykatën Kushtetuese ligjin në fjalë për të shfuqizuar ndryshimet.



