KQZ regjistron “Bindjen Demokratike”, reagon PD (VIDEO)

KQZ regjistron “Bindjen Demokratike”, reagon PD (VIDEO)

"Bindja Demokratike" regjistrohet në KQZ për zgjedhjet e 30 qershorit.

Me 4 vota pro dhe një kundër partia më e re me koordinator Astrit Patozin tashmë është pjesë e garës elektorale për zgjdhjet vendore të 30 qershorit

Kundër regjistrimit ka qenë kryetari i KQZ-së, Klement Zguri.

Gjatë mbledhjes së KQZ-së, në argumentin e tij ligjor, Klement Zguri tha se pavarësisht dëshirës që të garonin sa më shumë parti politike, por sipas tij kjo nuk mund të bëhet mbi ligjin.

Zguri tha se për sa kohë që nuk ka hyrë në fuqi vendimi i gjykatës për regjistrimin e “Bindjes Demokratike”, atëherë kjo partia “nuk ka lindur dhe nuk mund të kryej veprime politike”.

“Dëshiroj që ‘Bindja Demokratikë’ të garojë në zgjedhjet e 2019, dhe do doja që edhe subjektet të tjera të regjistroheshin në zgjedhje e 30 qershorit. Por kjo mbetet dëshirë.Unë s’mund t’ia lejoj vetes që dëshirat e mia, t’ia vendos ligjit. Data 21 prill ka qenë data e fundit për të sjell të gjithë dokumentacionin ligjorë, dhe tani që flasim që vendimi i gjykatës nuk ka hyrë në fuqi dhe Bindja Demokratike nuk ka lindur dhe të kryer vendime politike. Unë nuk jam i bindur se subjekti në fjalë nuk plotëson kriteret ligjore për të garuar në zgjedhjet”, tha Klement Zguri.

Menjëherë pas regjistrimit të Bindjes Demokratike në KQZ, ka ardhur edhe reagimi nga PD. “Regjistrimi i partise “Bindja Demokratike” nga ana e KQZ eshte i paligjshëm”, kështu e ka cilësuar këtë akt, Ivi Kaso, sekretari per Çështjet Zgjedhore në PD. Me një reagim, Kaso, theksoi se ‘Bindja Demokratike’ është opozitë fasade.

Sipas tij, kjo fakton edhe pse Rama vendosi ta uzurponte KQZ, duke emëruar në kundërshtim me ligjin 4 anëtarë nga PS, ndërkohë që thekson se Patozi është patericë e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy