Prapaskenat/ Basha: Rama do të japë dorëheqjen, por ka edhe një plan ogurzi!

Prapaskenat/ Basha: Rama do të japë dorëheqjen, por ka edhe një plan ogurzi!

Për protestën dhe qeverinë teknike, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka folur psëri ditën e sotme nga çadra e PD-së ku po mbahet edhe protesta e opozitës përpara kryeministrisë. 

Gjatë bashkëbisedimit me personat me aftësi të kufizuar pasditen e sotme në Çadrën e Lirisë, Basha deklaroi qartë se qeveri teknike do të ketë vetëm me konsensusin e opozitës dhe të qytetarëve. “Jemi këtu për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kemi vendosur të qëndrojmë deri në largimin e tij, deri në krijimin e një kabineti, jo me një Kryeministër teknik që vendos ai. Qeveri teknike kukull dhe Kryeministër kukull harroje se do të funksionojë. Qeveri teknike do të ketë vetëm kur të ketë vulën e opozitës së bashkuar dhe qytetarëve”, theksoi Basha.

Kreu i demokratëve tha gjithashtu se Kryeministri Edi Rama e ka të qartë se do të humbasë zgjedhjet nëse zhvillohet një garë e drejtë dhe demokratike. Por, Basha u shpreh se Rama ka vendosur që t’i vjedhë zgjedhjet. “Ai e di se në zgjedhje të lira dhe të ndershme, shqiptarët do ta ndëshkojnë me votë. Por në Shqipërinë e sunduar nga narkotrafikantë, në këtë Shqipëri Edi Rama ka një plan ogurzi, të mos lejojë shqiptarët të shprehen me votë në zgjedhje të lira dhe të ndershme, por të vjedhë zgjedhjet”, tha kryetari i PD Lulzim Basha. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy