Denaj zbulon “formulën” se si shmanget copëzimi nga reforma territoriale: Monitorim dhe ndëshkim

Denaj zbulon “formulën” se si shmanget copëzimi nga reforma territoriale: Monitorim dhe ndëshkim

Kryetarja e Komisionit për Reformën Territoriale, Anila Denaj thotë se një nga elementët e parë që doli që nga dëgjesa e parë me Ministrinë e Brendshme, është se monitorimi i performancës për njësitë e qeverisjes vendore duhet të shtohet.

Duke folur nga studio e MCN Live, Denaj deklaroi se duhet të rritet performacna dhe monitorimi i saj, duke e ndjekur çdo javë dhe çdo muaj dhe duke krijuar një varësi, nëse performanca nuk është e duhura.

Sipas sja, varësia do të thotë marrja e masave në kohë.

30 bashki nuk kanë marrë vendimin e taksës së pronës, ku japin llogari këto bashki. Ka një debat për bashki shumë të vogla që edhe sikur ta aplikonin taksën e pronës, nuk janë 30, por më pak, të cilat nuk do e kishin vjelë se prona nuk është e regjistruar.

Me Ministrinë e Brendshme folëm se përtej 2-3 burimeve natyrore që shfrytëzohen me rentën minerare, a ka mundësi që burime të tjera si hidreocentralet dhe pyjet të futen.

Nëse pushteti qendror thotë po se po diskutohet, pse duhet ta ndash më shumë territorin?  Elementët e dalë nga dëgjesat, nuk janë jashtë vëmendjes, por nuk bëhen të gjitha në një ditë.

Ta copëzosh territorin për një çështje politike, është e gabuar. Si mund ti bëjmë të gjitha bashkitë në një emërues? Në çdo bashki duhet parë pse performanca e shërbimit me numrin, nuk përkon.

Në teori rritja e numrit të shërbimeve të marra nga pushteti qendror në atë vendor, absolutisht do të kërkojë më tepër personel. Por në cilën njësi të qeverisjes vendore performanca nuk përkon me numrin, ky është monitorimi dhe ti nuk merr nga përqindja e pushtetit qendror.

Kjo ‘formulë’ duhet të jetë pjesë e asaj që ndiqet në zbatim. Më mirë të punojmë me formulën që rrit monitorimin dhe ndëshkimin, se sa të copëzojmë territorin.

Denaj shtoi se nuk nxiten për kohë, për të prodhuar një reformë me xhaketë politike, por se mund të kërkojë më shumë kohë, në mënyrë që të jetë rezistente.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy