Kosova në kërkim të vizave për mëse një dekade

Kosova në kërkim të vizave për mëse një dekade

Që pas luftës në Kosovë, shtetasit e saj, vazhdojnë të përballen me pamundësinë e udhëtimit lirshëm në Zonën Shëngen. Me gjithë rekomandimet pozitive të dhëna tash e sa kohë nga institucione të Bashkimit Evropianpër liberalizim të vizave, prapseprapë qytetarët po vazhdojnë të mos kenë të drejtë të lëvizin lirshëm në Zonën Shëngen. Për gati një dekadë politikanët kanë dhënë data të ndryshme të liberalizimit të vizave, mirëpo qytetarët e vendit edhe më tutje vazhdojnë të mbesin të izoluar, bënë të ditur gazeta “Zëri”.

Dy javë më parë Parlamenti Evropian me një shumicë votash për herë të dytë rikonfirmoi vazhdimin e mbështetjes së euruparlamentarëve për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës në Zonën Shengen, që do të jetë i vlefshëm edhe në përbërjen e ardhme të Parlamentit, pas zgjedhjeve që do të mbahen në muajin maj.

Derisa krerët e institucioneve të Kosovës që një vit thonë se i kanë përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara për heqjen e vizave, opozita në anën tjetër thotë se qytetarët e Kosovës po mashtrohen dhe manipulohen për heqjen e vizave. Deri kur do të duhet të presin shtetasit kosovar për heqjen përfundimtare të vizave, mbetet të shihet. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy