Politikanet replika për Kavajën, Spiropali: Administrata sillej si dele … Vokshi: Mëso pak…

Politikanet replika për Kavajën, Spiropali: Administrata sillej si dele … Vokshi: Mëso pak…

Emisioni i sotëm “Studio e Hapur” në News 24 i gazetares Eni Vasili ka nisur me tone të larta mes deputetes së PD-së, Albana Vokshi dhe sekretares për rininë në PS, Elisa Spiropali teksa diskutohej për tërheqjen e kandidatëve nga zgjedhjet e 7 Majit.

Ndërsa Vokshi sqaronte arsyet pse PD e cilësoi fitore të Republikës së Re mosmbajtjen e zgjedhjeve në Kavajë, zyrtarja e PS-së iu kundërvu.

“Ata bënë presion të gjithanshëm, e tërë administrata zbarkoi në Kavajë, ushtronte presion. Kur grupi i deputetëve tanë vajti atje njerëzit kishin frikë të flisnin. Rama u braktis edhe nga aleatët, asnjëri prej tyre nuk mori mundimin të futej në këto zgjedhje. Ndaj them që kjo ishte fitore e opozitës, e para e Republikës së Re”.

Çfarë fituat ju me Kavajën?

Vokshi: Rama u tërhoq, ne treguam që ishin zgjedhje farse, të tilla nuk ka dhe nuk do të ketë. Treguam se zgjedhjet nën frymën e bandave, drogës pushtetit nuk mund të bëhen. Edhe mësuesja jepte porosi nxënësve

Spiropali: Unë kam qenë në Kavajë, jo më larg se 10 ditë më parë bëmë një takim me të rinjtë e Kavajës, ju premtoj se në të takim nuk kishte asnjë njeri të detyruar. Sa për mësuesen, ajo u pushua urgjentisht.

Vokshi: Është e turpshme të thuash që mësuesja e bëri vullnetarisht. Porositë i keni dhënë për gjithë drejtuesit

Spiropali: Administrata sillej si dele nëpër mitingje në kohën tuaj. Ju e përdorni shprehjen djep i demokracisë, por e kishit lënë si xhep Kavajën. S’kishte rrugë, as bulevard ishte si në mesjetë. Deputeti i asaj zone ishte kryeministër, e kuptoni sa rëndë ishte situata.

Vokshi: Historia fillon para Edi Ramës, mëso pak histori, nuk e di sa vjeç ke qenë, por mëso pak…

Spiropali: Bastionet janë koncept i vjetër Albanë, ne nuk i konsiderojmë turmë njerëzit

Vokshi: Kavaja e dëshmoi se nuk e lejon vendosjen e monizimit

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy