Situata e Covid-19 jashtë kontrollit, Basha: Dështimi i qeverisë çoi dëm sakrificën e 3 muajve izolim

Situata e Covid-19 jashtë kontrollit, Basha: Dështimi i qeverisë çoi dëm sakrificën e 3 muajve izolim

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të martën deklaroi se situata për sa i përket përhapjes së Covid-19 ka dalë jashtë kontrollit.

Basha, zhvilloi një takim me ekspertë të shëndetësisë në selinë blu, ndërsa theksoi se dështimi me menaxhimin e situatës çoi dëm sakrificën e tre muajve izolim.

Sot qytetarët po përballen me një rritje të numrit të viktimave, të të prekurve me COVID-19, shoqëruar dhe me krizën e rëndë ekonomike”, tha Basha.

Ai mendon se Qeveria është dorëzuar dhe nuk po merr masa parandaluese.

''Situata për sa i përket përhapjes së COVID-19, ka dalë jashtë kontrollit. Numri i të infektuarve po rritet çdo ditë. Me dhjetra ankesa vijnë nga famijarë, të cilëve iu është identifikuar një pjesëtar si i infektuar, ndërsa atyre nuk u bëjnë tamponin, duke zgjeruar kështu zinxhirin e infeksionit”, tha kryedemokrati.

Sipas tij, vatrat kryesore të infeksionit tani janë spitalet dhe qëndrat shëndetësore, përhapja e virusit në spitale ka rritur ndjeshëm numrin e personelit mjekësor të prekur me COVID-19, si dhe infektimin e qytetarëve që marrin ndihmë për sëmundje të ndryshme.

Ai tha se virusi është evidentuar tashmë kudo, në polici, në kopshte e çerdhe, në zyrat e shtetit e kudo. Basha mendon se karantina 3 mujore shërbeu vetëm për vjedhjen e miliona lekëve përmes tenderave sekretë, pasi qeveria nuk mori asnjë masë për kujdesin ndaj qytetarëve pas lehtësimit të kufizimeve.

Dështimi i kësaj politike të papërgjegjshme demonstrohet në numrin gjithnjë e më në rritje të të prekurve, të atyre që ndërrojnë jetë dhe të spitaleve që janë kthyer në vatra infeksioni. Mjekët, heronjtë e vërtetë të kësaj beteje, janë viktimat e kësaj papërgjegjshmërie ekstreme. Viktimat e makutërisë së qeverisë janë shqiptaret, të cilët po vuajnë sot sa pasojat e COVID-19, aq edhe RAMAVIRUSIN në ekonomi”, tha Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy