Xhaçka me homologun malazez Raduloviç: Së shpejti, mbledhja mes dy qeverive

Xhaçka me homologun malazez Raduloviç: Së shpejti, mbledhja mes dy qeverive

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka zhvilluar sot një takim me homologun e saj malazez, Đorde Raduloviç, theksoi se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë faktor stabiliteti dhe model për rajonin.

Ministrja theksoi se së shpejti planifikohet mbledhja mes dy qeverive.

“Shqipëria e konsideron Malin e Zi një partner të rëndësishëm rajonal. Mbledhja e radhës e dy qeverive, parashikohet në një të ardhme të afërt”, bëri me dije ministrja.

Xhaçka tha gjithashtu se “vendet tona mbeten të angazhuar për ndërtimin e autostradës Adriatiko-Joniane”.

Kjo sipas saj, do të ketë impakt jo vetëm për dy vendet por edhe rajonin.

Xhaçka vuri në dukje dhe rëndësinë që kanë minoritetet në raportin e dy vendeve.

“Një rol të veçantë luajnë dhe minoritet, si element përbashkues. Shqipëria i ka dhënë minoritetit malazez vendin dhe vlerën që i takon”.

Ministrja tha se memorandumi i Bashkëpunimit mes Akademive diplomatike, konkretizon rritjen e bashkëpunimit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy