Analisti Shpëtim Nzarko në studion e MCN Live ka komentuar lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri për të cilin tha se për 30 vjet rresht megjithëse PS ka pasur fuqinë për arsye të ndryshme vetëm njëherë ka pasur presidentin socialist.
Ai shtoi se ajo që duhet të bëjë opozita për të dalë ame nder nga ky proces është që ti kërkojë pozitës 6 emra kandidatësh për presidentin dhe këta të zgjedhin një apo dy prej tyre.
Për shkak të situatave politike PS njëherë e kanë pasur presidentin socialist. Marrja e presidentit nga PS do të thotë marrja e të gjithë pushteteve në kohën e sotme. Por mendoj se opozita ka një shans dhe unë propozova që ajo mund të bëjë një lutje ti thojë ju vërtet keni numrat, por preferojmë të na jepni një listë me 6 emra dhe ne të zgjedhim një ose dy. Në këtë mënyrë, së pari opozita do të ishte pjesëmarrëse e drejtpërdrejtë në lojë, dhe nëse Rama e ka emrin nën mëngë do ja digjnin këtë shans, dhe nëse ky person do ishte i pëlqyer dhe nga të huajt besoj se opozita do të dilte me nder nga ky proces, në të kundërt ky sherr për presidnetin është banal dhe i kot. Pas 2008 diskutimi mbi presidentin është tragjik-komik.



