Teatri Kombëtar, PD: BE të ndërhyjë, ligji “Fusha shpk” shkel MSA-në (VIDEO)

Teatri Kombëtar, PD: BE të ndërhyjë, ligji “Fusha shpk” shkel MSA-në (VIDEO)

Partia Demokratike kërkon ndërhyrjen e BE-së në lidhje me ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar. Në një deklaratë për shtyp në emër të selisë blu, deputeti Genc Pollo tha se projekti që do të zbatohet nga kompania “Fusha sh.p.k.” është kundër ligjit.

"Ligji special “Fusha shpk”, përmes të cilit kryetari  i Qeverisë dhe Kryetari i Bashkisë Lali Edi dhe Lali Eri shkatërrojnë qendrën e Tiranës, kompleksin e Teatrit Kombëtar me trashëgimi historike qëndrore të  Shqipërisë si dhe i falin truallin shtetëror kompanisë pranë tyre ”Fusha sh.p.k”. Nuk shkel vetëm Kushtetutën e Republikës  dhe një gjysmë dyzine ligjesh në fuqi. Ligji special ‘’Fusha’’ sh.p.k shkel dhe Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë  përkatësisht nenin 71 të saj  duke qenë një kontraktim pa garë dhe pa konkurrim të hapur, ligji special “Fusha sh.p.k” ka penguar aplikimin e kompanive europiane dhe shqiptare për t’u përzgjedhur për të marrë këtë kontratë. Bashkimi Europian ka të drejtë dhe detyrë të ndërhyjë në raste të tilla për të verifikuar çfarë ka ndodhur”, tha Pollo.

Pollo ripërsëriti qëndrimin e PD-së për t’i shkuar deri në fund çështjes së Teatrit Kombëtar. “Por në rast se dy lalët do të duan t’i shkojmë zullumit deri në fund,  ky do të jetë një moment konfrontimi i shoqërisë shqiptare me të keqen,  ku kam besimin se e mira do të triumfojë”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy