Vazhdon të mbetet e tensionuar situate politike, megjithëse dje në Tiranë ishte për vizitë shefja për politik të jashtme dhe për sigurinë në BE Federika Mogherini.
Kreu democrat Lulzim Basha duket se nuk ka ndryshura qendrim dhe vazhdon të mbështes me forcë kërkesat që opozita I ka drejtuar qeverisë Rama.
Në ditën e 15 të protestës, gjatë fjalës së tij nga “çadra e lirisë”, kryedemokrati Lulzim Basha iu përgjigj shefes së BE-së, Mogherini, e cila mbrëmë u shpreh se vettingu është kusht për hapjen e negociatave.
Basha tha se këto deklarata janë broçkulla, duke brohoritur me të madhe termin në anglisht “bullshit”.
“Erdhën këtu personalitetet europiane dhe treguan qartë se pa zgjedhje të lira e të ndershme, pa luftë kundër krimit, pa luftë kundër drogës, korrupsionit dhe pa drejtësi të vërtetë e pa kapur dyert e Europës nuk mund të hapen për Shqipërinë. Ju e dëgjuat këtë mesazh. E gjithë bota e dëgjoi. Tani po na thonë bëjeni vettingun se do hapim negociatat, kësaj në shqip i themi broçkull, në anglisht i themi Bullshit!”, tha Basha.
“S’ka vetting pa zgjedhje të lira të ndershme. S’ka zgjedhje të lira pa qeveri teknike”, vijoi ai.



