Regjistrimi i diasporës, Berisha: Absurditet refuzimi nga PS i dokumenteve biometrike të BE

Regjistrimi i diasporës, Berisha: Absurditet refuzimi nga PS i dokumenteve biometrike të BE

Kryedemokrati Sali Berisha e cilëson absurd refuzimin nga Partia Socialiste të dokumenteve biometrike të Bashkimit Europian, për shqiptarët në diasporë.

Në një komunikim për mediat ditën e sotme, Berisha kërkoi shtimin e operatorëve që trajton të dhënat e të regjistruarve për të votuar.

KQZ është zotuar që ky shtim do të ndodhë menjëherë, por ke parasysh një gjë, që KQZ komandohet, në një mënyrë ose në një tjetër nga PS, e cila bën gjithçka për ta vonuar këtë proces.

Shtimi i operatorëve në procedimin e të dhënave është një nga problemet serioze. Së dyti, ka probleme me identifikimin e kartave, por këto janë të kompanisë së kontraktuar.

Auditët tanë po merren edhe me këtë çështje. Çështje themelore që mbetet këtu është kjo, pranimi i dokumenteve biometrike të vendeve të tjera.

Ka një hezitim nga socialistët, sepse për arsye absurde, dokumentet biometrike të vendeve anëtare të BE, tani është koha e biometrisë, nuk mund të vihen në diskutim në mënyrë absolute nga autoritetet shqiptare.

Ato kanë certifikim ndërkombëtar. Se në qoftë se ecim me këtë logjikë, se do votojnë vetëm ata që disponojnë biometri shqiptare, kështu mund të përjashtosh dy të tretat e emigracionit dhe diasporës nga votimi. Por negociatat po vazhdojnë.

Me jemi të gatshëm të dërgojmë amendamentin në parlament për të bërë ndryshimet e nevojshme në rast se nevojiten.

Një dokument biometrik gjerman, amerikan, italian, francez, është i barasvlefshëm në çdo kohë me dokumentin biometrik shqiptar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy