
Kryeministri Edi Rama së fundmi ka bërë nje postim ndryshe nga herët e tjera në rrjetet sociale. Atë që e ka deklaruar shpesh në daljet e tij publike këtë herë është munduar ta përcjellë nëpërmjet një fotoje.
Rama duket në një ballafaqim me veten teka e pyet nëse do të iki, por i kthen përgjigjje që “jo akoma”.
“Do ikësh? Jo, nuk kam mbaruar punë akoma”, shkruan kryeministri në foton, ku mesa duket ai i përgjigjet vetes së tij.
Rama shpesh ka kërkuar mandatin e tretë që punet e mira të nisura të mos mbeten rrugës. Sipas kryeministrit ai ka ende ç’ti japë vetes edhe pas tetë vitesh qeverisje.



