42 komuna në Maqedoninë e Veriut shkojnë në balotazh më 31 Tetor

42 komuna në Maqedoninë e Veriut shkojnë në balotazh më 31 Tetor

Ka përfunduar numërimi i votave për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut për komunat e vendit dhe këshilltarët e tyre. Zgjedhjet janë zhvilluar ditën e dielë ku pjesëmarrja ka qenë rreth 49% ose rreth 846 mijë votues.

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski, në një dalje për shtyp, ka nxjerrë rezultat e para të kandidatëve që kanë fituar komunat që në raundin e parë dhe ata që shkojnë në balotazh.

Sipas KSHZ-së, janë zgjedhur tashmë krerët e 32 komunave ndërsa 42 prej tyre janë në balotazh.  

Në raundin e parë janë zgjedhur kryetarët e komunave në Bogdanc, Berovë, Bosillovë, Vallandovë, Veles, Vinicë, Gazi Babë, Butel, Gradsko, Dellçevë, Zërnoc, Dojran, Ilinden, Jegunoc, Kavadar, Kriva Pallankë, Krivogashtan, Karbinc, Krushevë, Likovë, Mogillë, Negotinë, Novaci, Petrovec, Pllasnicë, Prilep, Saraj, Sveti Nikollë, Sopisht, Strumicë, Qendër Zhupë dhe Shtip.

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në MV do të zhvillohet më 31 Tetor ku do të përballen sërish kandidatët për kryetar komune.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy