PD: Rama po tenton që të kapë AMA-n! E papranueshme edhe për BE

PD: Rama po tenton që të kapë AMA-n! E papranueshme edhe për BE

Delegacioni europian në Tiranë, kërkoi sot shtyrjen e zgjedhjes së kreut të AMA për në shtator. Sipas BE, AMA duhet të punojë në mënyrë të paanshme, transparente dhe është me rëndësi mos ketë dyshime mbi natyrën jopartiake.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar Partia Demokratike pwrmes deputetes së zgjedhur, Albana Vokshi. Ajo shprehet se Rama duhet të tërhiqet sot nga tentativa për të kapur AMA-n.

Tentativa e Edi Ramës për kapjen e plotë të Autoritetit të Medias Audiovizive është e papranueshme edhe për Bashkimin Europian. Plani për të emëruar zëdhënësen e tij në krye të AMA-s me një parlament njëpartiak është antidemokratik. Standardi i Edi Ramës për lirinë e medias nuk ka lidhje me Europën.  Është koha që sot të tërhiqet.

Mes katër kandidatëve, Komisioni i Medias vendosi t’i dërgojë Kuvendit emrat e Armela Krasniqit dhe Alketa Dibrës për kreun e ri të Autoritetit të Medias Audiovizive. Do të jetë Kuvendi që do të vendosë për njërën prej kandidaturave, ndërsa do të votojë edhe për anëtarët e bordit drejtues pas 4 vakancave të krijuara.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy