Digjen makinat e kryedemokrates së Ulzës, PD: E qëllimshme, u identifikuan në protestë

Digjen makinat e kryedemokrates së Ulzës, PD: E qëllimshme, u identifikuan në protestë

Partia Demokratike reagoi pas djegies së dy makinave të kryetares së degës së Ulëzës, Gjelina Kalthi. PD e cilëson të qëllimshme djegien e dy automjeteve dhe akuzon për këtë bandat që sipas saj, kanë lidhje me qeverinë.

“I vetmi shkak i këtij sulmi banditesk është fakti se me këto dy makina, familja Kalthi ka ardhur në Tiranë për të marrë pjesë në protestë, duke shoqëruar edhe qindra qytetarë të tjerë protestues nga Ulza. Postblloqet policore në rrethin e Matit kanë identifikuar makinat si “transportuese” të protestuesve nga Mati në Tiranë dhe mbrëmë, në mes të natës, si hajdutë e banditë, kanë realizuar aktin kriminal. PD dënon ashpërsisht këtë akt qartësisht politik dhe banditesk. Ai është një akt që as do ta harrojmë, as do ta falim”, thuhet në një deklaratë të shpërndarë nga PD-ja.

Ngjarja ndodhi gjatë natës në Ulëz, para banesës së Gjelina Kalthit. Kjo e fundit është njëkohësisht edhe administratore e Njësisë Ulëz.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy